Grupi qytetarë "Nagip Taipi", në mbledhje të nënshkrimeve
Në garën e hapur për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) përveç partive politike, pjesëmarrjen në to e ka bërë publike edhe Nagip Taipi aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit.Taipi ka njoftuar portalin informativ Titulli se ditën e nesërme (të mërkurën) do të bëjë grumbullimin e nënshkrimeve në mbështetje të listës së grupit qytetarë “Nagip Taipi”.
Grumbullimi i deklaratave dhe verifikimi i tyre do të bëhet nga ora 10h deri në orën 18h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Nagip Taipi, pjesëmarrjen në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar të 26 tetorit, e bëri publike më 29 shtator./Titulli.com/